Gjatë periudhës së vetëizolimit, Georgina Rodriguez ndan një fotografi joshëse në bikini

E dashura e futbollistit Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez, është shumë aktive në rrjetet sociale.

Ajo në llogarinë zyrtare Instagram numëron 17.4 milionë ndjekës, gjersa në postimet që publikon zakonisht vë në pah linjat trupore.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe gjatë ditës së sotme, e cila vjen në top-formë në imazhin e publikuar në bikini.

Modelja ka vendosur të shpalosë arkivën e saj dhe me këtë rast bëri që e gjithë vëmendja të jetë te ajo, duke marrë reagime të shumta krahas fotos.

Zeshkania duket se ka nostalgji për verën dhe ky imazh i saj është realiuar në Sardinia, në Itali.

Përgjatë këtyre ditëve të izolimit, Georgina dhe Ronaldo janë duke kaluar mjaft kohë të mirë së bashku.

Ata po vazhdojnë të jenë të angazhuar dhe shpesh ndajnë me fansat aktivitetet e tyre të përditshme.