Gjatë shtatorit në Spitalin e Gjakovës kanë lindur 78 djem dhe 70 vajza

Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës “Isa Grezda” ka publikuar raportin e kryerjes së shërbimeve për muajin shtator.

Gjatë muajit shtator, në këtë spital janë hospitalizuar 884 pacientë. Po ashtu janë kryer 114 operacione.

Gjatë këtij muaji kanë lindur 78 djem e 70 vajza (lindje me prerje cezariane kanë qenë 50).

“Sa i përket shërbimeve ambulantore – vizita mjekësore kanë qenë 5418, 812 shërbime në Ro-Kabinet dhe 113 CT-ja. Numri i pacientëve që kanë marrë shërbime në Laborator ka qenë 1651. Po ashtu, në repartin e Hemodializës janë kryer gjithsej 865 shërbime të dializës”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Gjakovës.