Gjendja me COVID-19 në Kosovë – aktualisht janë 1328 raste aktive

Aktualisht në Kosovë janë 1328 raste aktive me COVID-19.

Numri përgjithshëm i rasteve deri më tani është është 15,814 nga 70,219 persona të testuar.

Për sa i përket atyre që kanë vdekur nga kjo sëmundje është 630, përcjell Telegrafi.

Gjatë 24 orëve të fundit, sipas IKSHPK-së, janë shëruar 69 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13,856 raste.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 567 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 56 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, ka njoftuar IKSHPK.