Xhavit Haliti

Gjuajtja me armë nga veturat mes dy grupeve në Gjilan, arrestohen dy të dyshuar

Policia ka arritur të identifikojë tre të dyshuar lidhur me plagosjen pas të shtënave mes dy grupesh në rrugën Gjilan-Kamenicë të mërkurën. 

Dy prej të dyshuarve janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje. 

I plagosuri është dërguar në QKUK për trajtim. 

“Është raportuar për një shkëmbim zjarrit në mes të dy grupeve nga vetura, ku i plagosur ka mbetur një mashkull kosovar i cili është dërguar në QKUK.  Njësitet e hetuesisë kanë arritur që të identifikojnë tre persona të dyshuar meshkuj kosovarë, ku dy prej tyre janë arrestuar dhe nga ta janë konfiskuar; 7 gëzhoja të kalibrit 9mm, dy karikatorë me 18 fishekë të kalibrit 7.62 mm, celularë dhe dy vetura”, thuhet në raportin e PK-së.