Gjykata refuzon padinë ndaj ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës – paralajmërohet ankesë në Apel

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka refuzuar padinë e dorëzuar ndaj Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, kundër vendimit për shtrenjtimin e rrymës për 16.1 përqind.

Këtë e ka bërë të ditur avokati, Ardian Bajraktari përmes një postimi në rrjetin social Facebook duke paralajmëruar se do t’i drejtohen Gjykatës së Apelit kundër këtij aktvendimi, teksa ka thënë se ankesën e kanë gati.

“Kam pranuar Aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin refuzohet kërkesa për sigurimin e Padisë tonë ndaj Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE). Tashmë, gati është Ankesa për Gjykatën e Apelit ndaj këtij Aktvendimi. Beteja ligjore kundër vendimit të ZRrE-së për ngritjen e çmimit të energjisë vazhdon”, ka shkruar Bajraktari.