Gold Ag dhe partnerja e tij realizojnë fotosesionin e martesës

Partnerja e këngëtarit ka pozuar me duvak në kokë.

Gold Ag dhe bashkëshortja Ermira Shkodra javë më parë kishin kurorëzuar dashurinë e tyre, po për shkak të pandemisë dyshja nuk organizuan ndonjë ceremoni festive, shkruan lajmi.net.

Duket se tani çifti është duke realizuar fotosesionin e martesës, pasi partnerja e tij është parë duke pzouar me duvak në studion e grimeres Sellma, e cila ndau një fotografi të saj duke shkruar “Nuse, nuse me shumicë”.

Po ashtu edhe Goldi ka publikuar fotografi nga prapaskenat e këtij fotosesioni.