Sunny Hill Festival

Gratë që bëjnë seks së paku 1 herë në javë janë shumë të lumtura

Gratë që bëjnë seks të paktën një herë në javë janë më të lumturat në marrëdhënien e tyre, sipas një studimi të ri.

Shkencëtarët zbuluan se 85 për qind e grave që bënin “një lojë javore” ishin të kënaqura seksualisht, sipas studimit me rreth 500 gra.

Dhe kjo shifër ra në 17 për qind në mesin e atyre grave që bënin më pak se kaq.

Autorja e studimit të ri Alexandra Janssen, një studiuese në Universitetin e Mançesterit, tha se gjetjet tregojnë rëndësinë e marrëdhënieve të rregullta intime.

“Gratë që bënin seks më pak se një herë në javë kishin shumë më pak gjasa të kënaqeshin në marrëdhëniet e tyre seksuale”, tha ajo për The Sun, transmeton Klankosova.tv.

“Terapistët që punojnë me gratë për të përmirësuar kënaqësinë e marrëdhënieve të tyre seksuale mund të fokusohen në rritjen e shpeshtësisë së seksit”.

Studimi i Janssen zbuloi gjithashtu se gratë që e vlerësonin seksin si “shumë të rëndësishëm” kishin jetë më të lumtur dashurie sesa ato që nuk e vlerësonin.