Sunny Hill Festival

Gruaja e Erdoganit i shkruan letër gruas së Trumpit për fëmijët në Gaza

Zonja e Parë e Turqisë, Emine Erdogan, i ka shkruar Melania Trumpit, gruas së presidentit të ShBA-së, Donald Trump, në lidhje me situatën në Gaza.

Në letrën e saj, Emine Erdogan, tha se frymëzimin e kishte marrë pikërisht nga letra që Melania Trumpi ia ka dërguar më herët këtë muaj presidentit rus, Vladimit Putinit, në lidhje me fëmijët në Ukrainë dhe Rusi.

“Kam besim se ndjeshmëria e rëndësishme që keni treguar për 648 fëmijët ukrainas … do të shtrihet edhe në Gaza”.

“Këto ditë, kur bota po përjeton një zgjim kolektiv dhe njohja e Palestinës është bërë një vullnet global, besoj se thirrja juaj në emër të Gazës do të përmbushte një përgjegjësi historike ndaj popullit palestinez”, shkroi Emine Erdogan, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Tashmë Gaza dhe zonat përreth zyrtarisht po vuajnë nga uria, e cila ka të ngjarë që të përhapet, duke e rritur presionin mbi Izraelin që të lejojë më shumë ndihma në territorin palestinez.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka hedhur poshtë vlerësimet zyrtare se Gaza po vuan nga uria, duke e cilësuar këtë si një “gënjeshtër të pastër”, dhe tha se Izraeli kishte një politikë të parandalimit, jo të shkaktimit të urisë.