Pasi presidenti i rrëzuar i Venezuelës, Nicolas Maduro, u deklarua i pafajshëm për akuzat me të cilat është ngarkuar në ShBA, të njëjtën gjë e bëri edhe gruaja e tij, Cilia Flores.
Ajo e identifikoi veten si “zonja e parë e Republikës së Venezuelës” dhe tha se “nuk është fjatore, [është] tërësisht e pafajshme”, shkruan gazeta “The Guardian”.
Avokatët e Maduros dhe Floresit thanë se klientët e tyre për momentin nuk do të kërkojnë lirim me kusht. Ata shtuan se do të kërkojnë aplikim të kësaj mase më vonë.
Sipas reporterëve që ndodhen në sallën e gjykatës, Maduroja ka thënë se do ta lexojë tërë aktakuzën, por se nuk e ka parë ende dokumentin e plotë dhe se vetëm e ka diskutuar atë “pjesërisht” me avokatët e vet.
Seanca e radhës është caktuar për datën 17 mars, sipas gjykatësit Hellerstein, ndërsa seanca e sotme tashmë është mbyllur.