Guvernatori i BQK-së priti në takim drejtorin e Byrosë Kosovare të Sigurimit

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, ka pritur të martën u.d drejtorin e Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), Sami Mazreku.


Gjatë takimit guvernatori Mehmeti ka falënderuar Mazrekun për punën e deritanishme si drejtor i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, deri sa e ka uruar dhe ofruar përkrahje në ushtrimin e përgjegjësive të reja.


Në anën tjetër, Mazreku gjatë takimit të parë në cilësinë e u.d drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimit ka falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme guvetrnatorin Mehmeti.
Mehmeti dhe Mazreku janë dakorduar për vazhdim të bashkëpunimit mes dy Institucioneve Bankës Qendrore të Kosovës dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit.