Hadërgjonaj për miqësoren Shqipëri – Kosovë: Mëkat që kjo ndeshje luhet pa tifozë

Florent Hadërgjonaj është shprehur i gatshëm për miqësoren Shqipëri – Kosovë.

Dardanët’ të mërkurën luajnë sfidën e parë të muajit nëntor, ku janë mysafir të Shqipërisë në ‘Elbasan Arena’.

Mbrojtësi i djathtë i Kosovës, Florent Hadërgjonaj, e ka cilësuar mëkat të madh, mos prezencën e tifozëve në stadium.

Dihet se shkaku i situatës me COVID-19, kjo ndeshje do të luhet pa praninë e tifozëve.

“Nesër na pret ndeshja e parë në muajin nëntor, ku do të luajmë vëllazëroren me Shqipërinë. Mëkat që kjo ndeshje nuk do të ketë tifoz”, ka shkruar Hadërgjonaj.