Hamza: Ose të bëhet riformatimzimi i Qeverisë, ose vendi të shkoj në zgjedhje

Anëtari i kryesisë së PDK-së, dhe ish ministri i Financave, Bedri Hamza ka thënë se koalicioni i ardhshëm duhet ti ketë të paktën 80 vota në mënyrë që ti dërgon përpara çështjet e mëdha të vendit  sikurse zgjedhjen e Presidentit.

“Koalicioni i ardhshëm kur të bëhët duhet ti ketë të paktën 80 vota, përndryshe çdo numër tjetër do ta dërgonte vendin në zgjedhje prap për shkak të zgjedhjes së presidentit”, tha Hamza në emisionin “Prime Time në Kanal10.

Hamza po ashtu tha se ose duhet bërë riformatizimi i qeverisë, ose të shkoj vendi në zgjedhje, duke mos përjashtuar hyrjen e PDK-së në Qeveri.