Haradinaj i shërben ëmbëlsira pjesëtarëve të Policisë për Bajram

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, e ka filluar ditën e Fitër Bajramit në mënyrën e zakonshme të tij. Ai u ka ofruar ëmbëlsira pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të cilët kujdesen për sigurinë e tij dhe janë në krye të detyrës edhe në ditë feste.

Ai tha se është mirënjohës për të gjithë ata qe janë në krye të detyrës.

“Me rastin e Bajramit të Madh, mëngjesin e kësaj dite feste e nisa bashkë me Policët e Kosovës. Mirënjohës atyre që janë në krye të detyrës çdoherë. Urime festa të gjithëve”, ka shkruar Haradinaj.