Haxhi Krasniqi çel bunar për ujë të pijshëm në Pakistanit

Kampioni i botës në boks, Haxhi (Robin) Krasniqi, ka hapur me mjetet e tij një bunar të ujit të pijshëm në një krahinë të quajtur Sindh në Pakistan.

Për këtë ka njoftuar vet Krasniqi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Prej Zotit vjen suksesi! Uji është elementar për jetën tonë, ne e shijojmë çdo ditë dhe e shohim të vetëkuptueshëm konsumimin e ujit, por ka shumë vende në botë ku njerëzit nuk kanë ujë të pijshëm”, është shprehur Krasniqi.

“Andaj jam shumë i lumtur se kam arrit me ndërtu një bunar të ujit të pastër i cili rrjedh 24 orë në ditë në njërin nga vendet më të varfra në botë, ku njerëzit kanë shumë nevojë për ujë”.