Sunny Hill Festival

Haxhiu: Kushtetuesja ia ka grabitur kompetencat Kuvendit, do ta kuptoni më vonë veprimin e VV-së

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se “Gjykata Kushtetuese ia ka grabitur kompetencat Kuvendit”, raporton Ekonomia Online.

Sipas saj, Kushtetuta nuk mund të interperohet sipas “momentumeve politike”.

“Cili do të jetë veprimi ynë, do ta kuptoni kur të vijë koha”, ka thënë ajo.

“Natyrisht që Kushtetuta duhet të respektohet, por ndonjëherë edhe duhet të kundërshtohet. Çfarë kuptimi ka Kuvendi, nëse është Gjykata ajo që u tregon deputetëve çfarë duhet të votojnë?”