Haziri apelon që të votohet Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka apeluar te të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta votojnë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Haziri tha se mbi 800 qytetarë kanë humbur vendin e punës dhe se dimri do të jetë më i vështirë.

“U apeloj, jo vetëm deputetëve të zonës së Gjilanit, por të gjithë atyre që vlerësojnë dhe kontribuojnë pakon e domosdoshme ekonomike. Dimri është i vështirë, situata e pandemisë ka me qenë e vështirë. Kemi humbur mbi 800 vende pune”, ka thënë ai.

Sipas tij, kjo pako është oksigjen për ekonominë. “Sot kam takuar kryeministrin Hoti dhe kemi biseduar për nevojën e angazhimeve të përbashkëta. Paketa e rimëkëmbjes ekonomike i jep oksigjen ekonomisë”, është shprehur ai para gazetarëve.