Haziri: Koha për dialog, emri i Presidentit kalon nëpër zyrat e LDK-së

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se duhet dialog mes partive politike për të zgjedhur një president të ri të vendi, shkruan Gazeta Stop.

“Nuk është kohë e ultimatumeve. As e kushtëzimeve. Koha për dialog të brendshëm për Presidentin, me konstruktivitet. Emri i #Presidentit kalon nëpër zyrat e #LDKsë”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Ndryshe, deri më tani vetëm lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka paraqitur kandidaturën për president.