Haziri: Respektoni masat kundër COVID-19, mos u bëni për kujdes intenziv

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se në këtë qytet janë aktive 178 raste me COVID-19.

Haziri ka deklaruar se deri tani atje janë shfaqur 1256 raste pozitive, transmeton Klan Kosova.

“Në ditën e 226 të përballjes me COVID-19, gjendja e përgjithshme në Gjilan është kjo: 1256 raste të infektuara në total, 1030 të shëruar, 178 raste aktive, 48 të vdekur, 10 të hospitalizuar dhe 172 mostra në pritje”.

“I ftoj qytetarët që t’i evitojnë gjobat duke i respektuar masat kundër përhapjes së virusit dhe t’i kthehen solidaritetit e lojalitetit kundër COVID-19. Kujdes, e mos u bën për kujdes intenziv!”, ka shkruar Haziri në rrjetin social Facebook.