Hoti: Askush nuk mund të cilësohet fajtor pa vendim final të gjykatës

Qeveria e Republikës së Kosovës, si edhe të gjithë qytetarët e Kosovës, është njoftuar sot nëpërmjet një deklarate për shtyp, se Zyra e Prokurorit Special ka deponuar pranë Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale një aktakuzë ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se Qeveria e Kosovës konsideron se askush nuk mund cilësohet fajtor pa vendim përfundimtar të gjykatës dhe fton të gjithë qytetarët të tregojnë qetësi.

“Qeveria beson se lufta e popullit të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë dhe çlirimtare dhe, si e tillë, do të mbetet si një nga periudhat më të rëndësishme të historisë së vendit”, ka shkruar Hoti në Facebook.