Hoti: Ata që i shtrembëruan numrat e të infektuarve për ta nxjerrë vendin keq duhet të turpërohen

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti tha sot para deputetëve të Kuvendit të Kosovës se ata persona që i kanë shtrembërua numrat e të infektuarve për ta nxjerr vendin keq duhet të turpërohen.

Ai tha se për këtë pandemi janë sharë shumë por sot janë bërë shembull si menaxhohet.


“Për këtë pandemi jemi sharë shumë por sot jemi bërë shembull si menaxhohet. Kosova është hequr nga lista e vendeve me rrezikshmëri. Ata persona që i kanë shtrembërua numrat e të infektuarve për ta nxjerr vendin keq duhet të turpërohen”, tha ai, e për të cilën deklaratë për reagime të deputetëve, raporton Telegrafi.

Ndryshe, Hoti tha më tej se në luftën kundër pandemisë besoj se kemi arritur të mbajmë të mobilizuar sistemin shëndetësor dhe infrastrukturën mbështetëse për të parandaluar përhapjen e virusit dhe trajtuar rastet e prekura.