Hoti nesër pret delegacionin nga SHBA

Nesër me datë 21 shtator 2020, Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të pres në takim delegacionin e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të kryesuar nga kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC) Adam Bohler, të cilit do t’i bashkohet edhe i dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, përfaqësues të Organizatës Ndërkombëtare për Zhvillim (USAID), kryetarin e Bankës së Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara (EXIM), si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë nga Departamentet e Energjisë dhe Tregtisë në SHBA.

Sipas njoftimit të qeverisë kjo vizitë bëhet në kuadër të Marrëveshjes për normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë.

Detajet e tjera do të bëhen të ditura nesër në mëngjes.