Hoti: Qeveria brenda dy javëve ka paguar 10 mijë e 668 qytetarë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka prezantuar punën dy javore të qeverisë që drejton sa i përket ekonomisë.

Kryeminstri Hoti ka njoftuar se për dy javë qeveria ka paguar 10 mijë e 668 qytetarë, raporton Gazeta Express.

“Nga 170 euro paga mujore, nga 100 euro shtesa, nga 130 euro punëtorëve që kanë humbur vendet e punës, nga 130 euro për punëtorë të rinjë”, ka shkruar Hoti.

Ai ka thënë po ashtu se së shpejti do të bëhet pagesa 50 për qind për qiratë e bizneseve.

“Së shpejti pagesa 50% për qiratë. Rimëkëmbja ekonomike po ndodhë”, ka shkruar ai.

Kryeministri Hoti pas mbledhjes së qeverisë të mërkurën ku u votua Projektligji për plotësimin e Ligjit për buxhetin 2020, tha se është krijuar fondi për rimëkëmbjen ekonomike të Republikës së Kosovës në shumë prej 385 milionë eurosh.