Hoti: Nesër do takohem me Haradinajn dhe Limajn për çështjen e dialogu

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare Facebook, ka njoftuar se nesër i kthehet agjendës qeveritare.

Ai thotë se në orën 11 do të ketë takim me ministra dhe Kryetarët e Komunave, për të bërë analiza pas efektit të masave mbrojtëse ndaj COVID-19.

I njëjti thotë më pas në  orën 15:00:

Do të takohet me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, atë të AAK-së, Ramush Haradinajn dhe liderin e NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Ky është postimi i plotë i Hotit:

Pas një fundjave me familje, neser i kthehem agjendës qeveritare me temat kyçe.

Në orën 11, bashkë me ministrat përkatës, takohem me të gjithë Kryetarët e Komunave për tu dakorduar me ta për mbështetjen financiare të Qeverisë ndaj komunave për menaxhimin e pandemisë, përgatitjet për fillimin e mësimit dhe analizimin e efektit të masave mbrojtëse ndaj covid-19.

Ndërkaq, në orën 15 takohem me z.Mustafa, z.Haradinaj dhe z.Limaj për t’i informuar për zhvillimet e deritashme në procesin e dialogut dhe pritjet për takimin e Ëashingtonit, si dhe për çështje të tjera në funksion të realizimit të programit qeverisës të dakorduar me të gjithë partnerët e koalicionit.