Hoxhaj: PDK është goditur në kurriz pas aktakuzave të Speciales

Ushtrues detyre i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, aktakuzat e ngritura nga Gjykata e Hagës ndaj ish-eprorëve  të UÇK-së i konsideron goditje në “kurriz” të PDK-së.

Ai në një emision televiziv ka theksuar se në këtë gjendje kërkohet qartësi dhe mendim strategjik për sfidat që i ka vendi.

“Aktakuzat e ngritura nga Gjykata e Hagës janë goditje në kurriz të Partisë Demokratike, por ne kemi bërë një punë të madhe t’i mbështesim shokët tanë në Hagë, duke thënë qartë se çfarë mendojmë. Kjo është një gjendje e jashtëzakonshme për shtetin e Kosovës por edhe për PDK-në, në këtë gjendje kërkohet qartësi dhe mendim strategjik për sfidat që i ka vendi”, ka thënë Hoxhaj.