Hoxhaj tregon nëse Vlora Çitaku është kandidate e PDK-së për Presidente

Një prej temave më aktuale në politikën kosovare është çështje a zgjedhjes së Presidenti.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, fare nuk po lëshon pe, duke thënë se nëse nuk zgjedhet ai president, vendi shkon në zgjedhje.

Në anën tjetër PDK po thotë se kushdo që e kërkon votën e deputetëve të saj, së pari duhet të ndëgjojnë propozimet e tyre.

Enver Hoxhaj në REPORTERI/INTERVISTA e mohon që ka një emër në këtë parti si kandidat për president.

“Është temë e kolegëve të shumicës parlamentare, ata që e drejtojnë qeverinë, duhet ta drejtojnë edhe zgjidhjen e çështjes së Presidentit. Pandemia, preisdenti, Gjykata Speciale, dialogu me Serbinë janë tema të konsensusit nacional, dhe kjo matet me numrin e 80 deputetëve në Kuvendin e Kosovës. Qasja jonë është, nëse e kërkojnë votën e PDK-së duhet t’i pranojnë edhe propozimet tona, nëse arrinë ta kenë shumicë në Kuvend dhe ta zgjedhin presidentin, ne jemi në rregull. Nëse kërkohen votat prej nesh, formulën e funsionimit e shohim, ku kolegët e koalicionit qeverisës janë një palë, dhe ne jemi një pale”, ka deklaruar Hoxhaj.


I pyetur se a është Vlora Çitaku kandidate eventuale e PDK-së për president, ai ka mohuar këtë.

“Nuk kemi kandidat deri më tash, se nuk po bëjmë ofertë ne, kur ke kandidat bën ofertë, kur të tjerët të ofertojnë duhet ta dëgjojnë propozimin. Për ne si PDK së pari është Kosova. Nuk është përmendur emri i askujt (në PDK)”, ka deklaruar Hoxhaj.