I infektuari me COVID-19 hyri në bankë në Suharekë, policia hap rast ndaj tij

Një person nga Suhareka i konfirmuar pozitiv me koronavirus ka dalë në qytet dje gjatë ditës.

Madje, i njëjti sipas Policisë së Kosovës ka hyrë në zyrat e një banke të kësaj komune.

Kjo është bërë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë.

Sipas PK-së, ndaj të njëjtit është iniciuar rast pasi që ka vepruar ndesh me dispozitat shëndetësore gjatë pandemisë.

“Është iniciuar rast ndaj të dyshuarit mashkull  kosovar pasi që i njëjti derisa ishte me Covid 19, ka hyrë në zyrat e një banke”, shkruhet në njoftim të policisë