IKSHPK: Mbi 508 mijë persona janë testuar për koronavirus

Testimet për COVID-19 në Kosovë kanë filluar që nga shkurti i vitit të kaluar. 

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, deri tani janë testuar 508 mijë e 333 persona të cilët kanë pasur simptoma të infeksionit ose kontakt me personat e infektuar me këtë virus. 

Nga të gjithë personat e testuar, 102 mijë e 742 kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, prej të cilëve 2 mijë e 105 kanë ndërruar jetë. 

“Numri total i rasteve pozitive është 102 mijë e 742 raste nga 508 mijë e 333 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.105 raste të vdekjes”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së. 

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 761 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot ka arritur në 89 mijë e 141. 

Kësisoj, numri i rasteve aktive momentalisht është 11 mijë e 496.