Infermierja e QKUK-së që 11 muaj në vetizolim, ka një porosi për partitë politike

Infermierja Shqipe Kadriu, iu ka drejtuar një mesazh partive politike për organizimin e tubimeve në kohë pandemie.

Kadriu tha se që 11 muaj është në vetizolim.

Ajo theksoi se po i dhemb shpirti, kur po i sheh partitë duke organizuar tubime në kohë pandemie.

“Gati 11 muaj nuk kam takuar familjarët e mi, miqtë e mi…që 11 muaj jam në vetizolim. E vetmja rrugë që bëjë që 11 muaj është punë & shitore & banesë, vetëm që të mos infektohem dhe eventualisht të mos e infektoj askënd ( pasi që në çdo dite pune jam kandidat potencial me qenë me COVID) vetëm t’iu shërbejë pacientëve, çdo sakrificë e imja si duket askujt nuk i lë përshtypje.Andaj kur po ju shoh në këto tubime po më dhemb shpirti. Faleminderit populli im që jeni kaq egoistë dhe po ”kujdeseni”për vete!🤔😯🤐☹😢😭”.