Interi me fitore të madhe, i afrohet finales

Interi ka bërë hap shumë të madh drejt finales së Championsit.

Falë një periudhë të shkëlqyer në pjesën e parë, Interi fitoi 2:0 ndaj Milanit, të mërkurën mbrëma në “San Siro”.

Edin Xheko shënoi për 1:0 në minutën e tetë, ndërsa Henrikh Mkhitaryan realizoi golin tjetër menjëherë në minutën e 11-të. Shifrat më nuk kanë ndryshuar. Milani ka kërkuar të reagojë në pjesën e dytë, por pa konkretizuar.

Golit iu afrua sidomos në minutën e 63-të, kur Sandro Tonali qëlloi shtyllën me goditje të fortë.

Milani ka rreshtuar sulmet deri në fund, që megjithatë nuk sollën golin. Ndeshja e dytë, që do të jetë përcaktuese, luhet të martën e ardhshme në stadiumin e njëjtë. Kristjan Asllani qëndroi në stol tek Interi. Nuk fitoi rastin në fitoren e madhe.