Katër policë janë intervistuar nga Prokuroria Themelore në Gjakovë të mërkurën nën dyshimin se janë të përfshirë në dy vepra penale: “Ndihmë gjatë kryerjes së veprës penale” dhe “zbulim të fshehtësisë zyrtare”.
Lajmi u konfirmua nga Inspektorati Policor që ka njoftuar po ashtu se në mëngjes ka kryer kontrolle në dy lokacione të ndryshme në rajonin e Gjakovës.
Gjatë kontrolleve, janë sekuestruar disa prova materiale.
“Deri në këtë fazë të hetimit janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve katër (4) zyrtarë policorë të dyshuar në praninë e mbrojtësve të tyre ligjor. Nga hetuesit e IPK-së në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Themelore Gjakovë pritet të ndërmerren edhe veprime të tjera procedurale në përputhje me mandatin ligjor dhe autorizimet përkatëse. Pasi që veprimet hetimore janë akoma duke u ndërmarrë, për masat dhe veprimet tjera që do të ndërmerren mediet do të njoftohen më vonë”, thuhet në njoftim.