Irani po lëshon një valë të re raketash drejt Izraelit, thotë IDF, pas sulmeve izraelite ndaj infrastrukturës bërthamore iraniane.
Ushtria izraelite i paralajmëroi qytetarët në të gjithë vendin të qëndrojnë pranë strehimoreve, shkruan CNN.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se sistemet e tyre mbrojtëse po vepronin për të kapur raketat.
“Komanda e Frontit të Brendshëm u ka udhëzuar banorëve në të gjithë vendin të qëndrojnë afër hapësirave të mbrojtura. Lëvizja në zonat publike duhet të minimizohet dhe tubimet publike duhet të shmangen”, tha IDF në një deklaratë.