Jennifer Lopez ka folur hapur për pritshmëritë që ka nga një partner i ardhshëm, duke theksuar se respekti, trajtimi i drejtë dhe pranimi i plotë janë kushtet themelore për këdo që dëshiron të jetë pjesë e jetës së saj. Këto deklarata ajo i bëri gjatë koncertit “Up All Night” në Las Vegas, teksa performonte këngën e saj të njohur “If You Had My Love”, duke reflektuar mbi dashurinë, dhimbjen dhe ndryshimin e këndvështrimit të saj me kalimin e viteve.
Artistja 56-vjeçare, e cila u divorcua nga Ben Affleck në vitin 2025, tha se sot e këndon këtë këngë “me fuqi”, duke theksuar se dashuria nuk mund të ekzistojë pa thyerje zemre. Megjithatë, ajo e bëri të qartë se dashuria e saj duhet të fitohet dhe se nuk pranon më kompromise që cenojnë vlerat e saj.
Sipas burimeve pranë saj, Lopez aktualisht nuk është e gatshme për një romancë të re, pasi fokusi i saj kryesor janë puna dhe fëmijët. Ajo është nënë e binjakëve Max dhe Emme dhe ka deklaruar se po e shijon jetën si beqare, duke u ndjerë e qetë dhe e lumtur pas përvojave të vështira në marrëdhënie.