Jesse Lingard transferohet tek West Ham

West Ham kishte ofruar 1.5 milion funte per huazimin e anglezit, gjithashtu “The Hammers” kishin marrë përsipër pagën e Lingardit.

Tani, Lingard do të bashkohet deri në fund të sezonit me londinezët, ku do të ribashkohet me menaxherin David Moyes, i cili ishte menaxher edhe tek Manchester United.

Sipas “SkySports”, klube si Newcastle dhe West Brom gjithashtu u janë drejtuar përfaqësuesve të Lingard për huazimin e lojtarit deri në fund të sezonit, por 28-vjeçari ka refuzuar ofertat e tyre.

Marrëveshja thuhet se kap shifrën e 3 milionë euro total.