Sunny Hill Festival

Juventusi zbulon shifrat e transferimit në zyrtarizimin e Edon Zhegrovës

Edon Zhegrova është përforcimi i ri i Juventusit. Lojtari nga Kosova kalon në Torino, duke firmosur një kontratë që e lidh me klubin deri në vitin 2030.

Shuma bazë e transferimit është 14.3 milionë euro, e pagueshme në katër vite, ndërsa bonuse të mundshme arrijnë deri në 1.2 milionë euro dhe shpërblime shtesë për objektiva sportive deri në 3 milionë euro.

Zhegrova që e ka nisur karrierën e tij profesionale te Genk, më pas u transferua te Basel, ku u dallua për aftësitë teknike dhe kapacitetin për të kapërcyer mbrojtësit kundërshtarë.

Në vitin 2022 ai iu bashkua Lille, ku spikati për driblimet, pasimet dhe ndikimin në golat e skuadrës.

Me Kombëtaren e Kosovës, Zhegrova është një lojtar kyç për disa vite.

Në sezonin 2021/22 deri në fillimin e këtij sezoni, Zhegrova ka kryer 181 driblimet më shumë se çdo lojtar tjetër i Lille. Ai ka qenë aktiv në 27 gola (15 gola + 12 asistime), vetëm Jonathan David ka kontribuar më shumë.