“Kandidatura e Vjosa Osmanit për Presidente- LDK-ja mund të na surprizojë “

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës janë shprehur se nuk kanë votë për Vjosa Osmanin Presidente.

Ndërsa nga Lidhja Demokratike e Kosovës janë në diskutime me Osmanin në lidhje me këtë çështje.

Kryetari i këtij subjekti politike Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një takim me Osmanin ndërsa pritet të ketë edhe një takim tjetër mes tyre.

Por sa ka gjasa Lidhja Demokratike e Kosovës t’ia sigurojë votat Vjosa Osmanit për Presidente?

Njohësi i çështjeve politike Shemsi Jashari tha për “Gazeta Blic” se ka shumë gjasa që në seancën për votimin e Presidentit, LDK-ja, të shkojë pa qëndrim të unifikuar.

Jashari potencon se ka sinjale se disa deputetë nga kjo parti mund ta votojnë Osmanin për Presidente.

“Në senacën kur do të votohet për president/e grupi ideputetëve të LDK-së, do të shkojë pa qendrim të unifikuar ngase ka qendrime të ndryshme si pasojë edhe e zgjedhjes së kryetarit të ri dhe lënies jashtë organeve drejtuese të disa deputetëve që kanë qenë figura të rendësishme të LDK-së, dikurë.Nga LDK si duket ka sinjale se mund të qëndrojnë në sallë shumica e deputeteve të saj, e disa edhe ta votojnë duke besuar se elektorati i LDK-së, që ka votuar për Vjosën mund të krijojë simpati për ata deputet të LDK-së që e votojnë Vjosen”

Por Jashari thotë se LDK-ja mund edhe të na suprizojë, pasi disa herë ka ndryshuar qëndrim në momentet e fundit.

“Kishim disa sinjale nga njerëz të afërt me Lumir Abdixhikun të cilët janë deklaruar pro votës për Vjosen dhe kjo edhe mund të siguroj disa vota nga LDK-ja, por pavarsisht qendrimit të LDK-së për votimin e Vjosa Osmanit unë besoj se LDK-ja nuk do të jetë unike për këtë temë pasi disa deputet nuk do ta votojnë Vjosën si Psh, Agim Veliu, unë besoj se nuk do të votoj e as qendroj në sallë kur votohet për president.LDK gjatë ekzistencës së vetë ka ditur të na befasoj me ndërrim qendrimi për tema të ndryshme prandaj nuk duhet të befasohemi nëse edhe kësaj here e ndërron qendrimin në momentet e fundit”

Kryeministri Albin Kurti ka deklruar se shumë shpejt pritet të thirret seanca për zgjedhjen e Presidentit.