Kastrati: Kemi identifikuar personat që kanë pasur kontakte, presim rezultatet

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë të ditur se kanë identifikuar të gjithë persona që kanë pasur kontakt me të prekurit nga Covid-19.

16 persona i janë nënshtruar testimeve në IKSHPK dhe janë duke pritur rezultatet.

Ky është postimi i plotë i Kastratit:

Pas rastit të parë me Covid-19 në komunën tonë, kemi identifikuar të gjithë personat që kanë pasur kontakt paraprak me të prekurin nga virusi.

16 personat që janë në total, u janë nënshtruar testimeve në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe shumë shpejt do t’i pranojmë rezultatet e tyre. Shpresojmë të kemi lajme të mira!🙏

#rriNshpi