Disa arsye për të ngrënë hudhër herët në mëngjes

Hudhra është ilaç natyral për shumë sëmundje. Përveç që ofron shije të mira për gjellët , kjo perime ndihmon imunitetin dhe balancon nivelin e yndyrës në gjak.

Hudhra përmban shumë vlera ushqyese dhe ka pak kalori. Përmban vitamina esenciale si vitamina C, vitamina B6 dhe minerale si mangani e seleniumi. Nëse konsumohet në mëngjes, organizmi do të pasurohet me këto vitamina e minerale.

Hudhra mbron imunitetin sepse përmban një komponim që quhet allicin, i cili ka veti antimikrobiale dhe ka fuqi antioksiduese. Konsumimi i rregullt i hudhrës ndihmon kundër rreziqeve nga sëmundjet e ndryshme.

Hudhra mbron shëndetin kardiovaskular, sepse mban nën kontroll nivelin e yndyrave në gjak, mbron kundër tensionit të lartë të gjakut dhe përmirëson qarkullimin e gjakut. Këto efekte i atribuohen sulfurit që gjendet në hudhër.

Hudhra përmban veti antioksfiduese të cilat mbrojnë shëndetin nga dëmtimet oksidative që shkaktohen nga radikalet e lira. Antioksidantët luajnë rol të rëndësishëm kur bëhet fjalë për sëmundje kronike si kanceri.

Hudhra ka efekte antiinflamatore. Inflamacioni kronik çon në disa probleme shëndetësore. Hudhra përmban komponime që posedojnë veti antiinflamatore, të cilat mund të ndihmojnë reduktimin e inflamacionit në trup.