Këmbësori pëson lëndime të rënda nga goditja në Fushë-Kosovë

Një këmbësor ka pësuar lëndime të rënda si pasojë e goditjes nga një veturë të martën në Fushë-Kosovë.

Policia ka njoftuar se këmbësori është dërguar për trajtim mjekësor. 

“Para pak çaste në udhëkryq në Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është goditur një këmbësor. Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Njësia e hetimeve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke e përfunduar ekzaminimin e plotë të tij. Pas përfundimit të ekzaminimit, do të vazhdohet me veprime të mëtejshme hetimore me qëllim të sqarimit dhe zbardhjes së plotë të rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje është bërë e ditur se informacionet e tjera do të bëhen të ditura në kohë.