Kërcënohet Duda Balje

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se sot ka pranuar tre telefonata kërcënuese.

“Dëshiroj të ju informoi që sot pasdite kam marrë tri telefonata anonime ( dy në gjuhën serbe dhe një në gjuhën shqipe) ku nga persona të panjohur jam kërcënuar paturpësisht dhe duke më pohuar ” kujdes për votimin e radhës në Kuvendin e Kosovës!””, është shprehur Balje, transmeton KlanKosova.tv.

“Unë e kuptoj që dikujt ja kam prish planet dhe ai “dikush” nuk po pajtohet me humbjen. Por, ju premtoj që këta njerëz të cilët fshihen pas numrave të panjohur e të cilët po përpiqen të falsifikojnë dokumente me qëllim të diskreditimit tim politik, me argumente do t’i zhveshi  lakuriq” para organeve të drejtësisë të Kosovë”.

Ajo ka thënë se jep premtimin para popullit që askush nuk do të mund të ketë ndikim tek vota e saj.

“Jam krenare me angazhimin tim për shtetin tim!”.