Këshilltari i Pacollit: S’kemi biseduar me askënd për tu bërë pjesë e Qeverisë

Jetlir Zyberaj, këshilltar i presidentit të Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka thënë se AKR-ja nuk ka biseduar me askënd për pjesëmarrje në Qeverinë e re të drejtuar nga Avdullah Hoti i LDK-së.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook, ka thënë se lajmet për kërkesa ministrore janë të pasakta.

“Lajmet nëpër disa media për kërkesa ministrore janë të pasakta. Ne nuk kemi biseduar asnjëherë me askënd për pjesëmarrje në qeveri dhe ndarje resoresh qeveritare”, ka shkruar Zyberaj.