Xhavit Haliti

Këta deputetë nuk do t’i shihni më në Kuvend

Pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, disa emra të njohur të politikës kosovare nuk arritën të fitojnë mandatin e ri.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), emra të njohur si Paris Guri, Ekrem Hyseni, Krenar Xhaferi, Alban Zogaj, Arben Gashi, Serbeze Kabashi Muqaj dhe Arjeta Abazi gjithashtu nuk do të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës për këtë mandat.

Në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), po ashtu, disa deputetë nuk arritën të rizgjidhen. Altin Kraniqi, Fadil Demaku, Xhevahir Geci, Abelard Tahiri, Rashit Qalaj, Eliza Hoxha dhe Kosovare Murseli nuk do të përfaqësojnë këtë parti në Kuvendin e ri.

Nga Lëvizja Vetëvendosje, Driton Hyseni, Bylbyl Sokoli, Bajram Mavriqi dhe Arjeta Rexhepi humbën betejën për një mandat të ri.

Po ashtu, edhe Lahi Brahimaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nuk do të jetë më pjesë e legjislaturës së re.