Kim Kardashian vë në pah linjat e përsosura në një veshje të ngushtë

Kim Kardashian është mjaft unike kur është fjala për stilin e saj.

Por të hënën, ylli televiziv ka bërë një nga zgjedhjet më të guximshme teksa u shfaq në Instagram me një palë pantallona të lëkurës.

Në një sërë imazhesh që ka publikuar, 39-vjeçarja ka vënë në fokus kthesat e bujshme trupore në veshjen atraktive.

Kim Kardashian (Foto: Instagram)

Dukjen e saj të mahnitshme e ka kompletuar me një stil flokësh të veçantë, ku në pjesën e përparme la dy fije floku për të vënë më në fokus fytyrën e saj.

Drejtoresha e Përgjithshme e ‘KKW Beauty’ tërhoqi vëmendje të madhe në sytë e saj me grimin profesional që ia theksoi më shumë bukurinë.Lexo po ashtu:Marka e Kim Kardashianit po paditet për ‘zbulim të paautorizuar të sekreteve të biznesit’

Në fotografitë që janë parë nga 176 milionë ndjekësit e saj, Kardashian pozoi në shtëpinë e saj superluksoze e cila u komentua në masë të madhe gjatë kësaj periudhe pandemie.

Kim Kardashian (Foto: Instagram)

Ndërkohë, të dielën në Ditën Ndërkombëtare të Babait – Kim ndau një fotografi familjare nga pushimet e tyre në Wyoming ku e cilësoi Kanye ‘si babanë më të mirë për fëmijët e saj’.

Kim dhe Kanye – martesa e të cilëve ishte në vitin 2014 – kanë katër fëmijë së bashku, vajzat North dhe Chicago dhe dy djemtë Saint dhe Psalm. /Telegrafi/

Kim Kardashian (Foto: Instagram)