Klinika Infektive ka vetëm edhe 5 shtretër të lirë!

Vetëm edhe 5 shtretër kanë mbetur të lirë për trajtimin e pacientëve me Coroinavirus nëKlinikën Infektive në Prishtinë.

Infektologu Murat Mehmeti ka thënë për Front Online që aktualisht në këtë klinikë janë duke u trajtuar 100 pacientë, teksa në tërësi klinika ka nëdispozicion vetëm 105 shtretër.

“Për momentin i kemi rreth 100 pacientë të shtrirë në Klinikën Infektive, prej të cilëve më shumë se gjysma e tyre janë me oksigjen. 3 i kemi në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive të cilët janë në gjendje shumë të rëndë. Realisht gjendja ose numri i pacientëve është rreth 100 ndërsa kapaciteti i Klinikës tonë është rreth 105 shtretër që i bie që Klinika jonë është pothuajse e mbushur plotë me pacientë”, ka thënë ai.

Sipas tij, e tërë Klinika sipas tij është lëshuar vetëm për pacientë me koronavirus dhe në të nuk janë duke u dhënë edhe shërbime të tjera.

Gjendje më e mirë nuk është as në Spitalin e Pejës. Nga ky spital kanë thënë për Front Online që numri i pacientëve që po trajtohen në këtë spital është më i lartë sesa ka qenë para 7 ditësh.

“Aktualisht janë 32 pacient, 10 pacientë më shumë se para 7 ditëve. Sipas planit të veprimit në rast nevoje do të lirohen hapësira tjera dhe do ketë lëvizje tëmjekëve e infermierëve për të shërbyer pacient në nevojë”, kanë konfirmuar zyrtarë të këtij spitali.

Më mirë po del të jetë gjendja në Spitalin e Gjakovës “Isa Grezda”. Ushtruesi i detyrës së drejtorit në këtë spital Hilmi Shala tha për Front Online se gjendja është stabile.

“Komuna jonë pra Spitali i Gjakovës për momentin ka kapacitete për trajtimin e pacientëve me Coronavirus.  Kanë qenëgjithsej 36 raste duke u trajtuar ndërsa aktualisht i kemi vetëm 20”, ka thënë ai për Front Online.

Sot gjatë ditë për numër të lartë të rasteve me koronavirus ka alarmuar edhe kryeministri Avdullah Hoti.

Ai tha se gjendja është serioze dhe me tendenca përkeqësimi derisa ka paralajmëruar masa të reja.

Sipas tij,numri i qytetarëve të prekur me Covid-19 në ditët e fundit arrin 120 të infektuar në 100 mijë banorë.

Vetëm sot nga IKSHPK-ja është  konfirmuar se nga 1374 testime, 486 raste janë konfirmuar pozitive me virus.

Në ndërkohë brenda 24 orëve 9 pacientë e kanë humbur betejën me koronavirus.