Koeman: Barcelona duhet të përgatit për pasuesin e Messis

Trajneri i Holandës, Ronald Koeman ka paralajmëruar se Barcelona duhet të përgatitet për pensionimin e Lionel Messit.

Koeman këmbëngul se klubi duhet të gjejë një mënyrë për të zëvendësuar përfundimisht argjentinasin.

Sipas Koeman, Messi është më i miri në histori, por ish-klubi i tij duhet të përgatit jetën pa të.  “Leo është më i miri i të gjitha kohërave”, ka thënë fillimisht Koeman për gazetën katalunase Sport.

“Por, ai është njerëzor dhe jo gjithmonë mund të jetë zgjidhja e duhur”.

“Barça duhet të përgatitet gradualisht për jetën pa Messin”.

“Pa Messin, asgjë nuk do të jetë e njëjtë. Ata duhet ta kuptojnë këtë”, përfundoi holandezi.