Muzika elektronike po ngjitet në skenën botërore me njëenergji të re. DJ dhe kompozitori shqiptar Rinor Kastrati,prezanton projektin e tij më të ri “Miss You”, një bashkëpunimunik me producentin e njohur MP3.ofc dhe kantautorin me famëndërkombëtare James Hersey. Me ritme që ndezin pistat e vallëzimit dhe atmosferë që të çon menjëherë në plazhet verore, kjo këngë premton të jetë hiti i muajve të nxehtë.
Ky projekt sjell një përzierje të freskët mes ritmeve deep house dhe afro house, të shoqëruara me vokalin karakteristik të James Hersey, duke e shndërruar “Miss You” në një kandidat serioz përhimnin e kësaj vere. Sipas artistëve, kënga pritet të bëhet pjesë e pandashme e playlistave të muzikës elektronike në mbarë botën.
“Miss You” është një dëshmi e fuqisë së bashkëpunimevekrijuese pa kufij, me synimin për të pushtuar skenat e festivalevendërkombëtare, plazhet verore dhe valët radiofonike globale.
Tre artistët janë shprehur jashtëzakonisht të kënaqur me realizimin e këtij projekti, duke e cilësuar atë si një nga punët e tyre më të suksesshme deri më tani.
Kënga “Miss You” është tashmë e disponueshme në të gjithaplatformat digjitale, përfshirë Spotify, Apple Music, Deezer dheshumë të tjera.