Në disa rrugë të fshatit Milloshevë të Obiliqit, kontinjerët e mbeturinave janë mbushur tej mase pasi kompania “Pastrimi”, njësia në Obiliq, nuk ka kryer zbrazjen e tyre sipas orarit.
Banorët thonë se problemet kanë nisur që nga e enjtja, dita kur zakonisht bëhet grumbullimi i mbeturinave, por kësaj here kamionët e kompanisë nuk janë paraqitur.

“Është e padurueshme. Që nga e enjtja po jetojmë me erën e rëndë dhe insektet që po shtohen çdo ditë,” tha një banor i rrugës Gurbardhi.
Pamjet nga vendi tregojnë kontinjerë të tejmbushur me mbeturina, që kanë dalë jashtë kapacitetit të tyre, shkruan Gazeta Stop. Disa prej tyre janë vendosur buzë rruge, pranë shtëpive, duke u bërë burim ere të rëndë dhe ndotjeje për banorët e zonës.

Problemi është raportuar në rrugën Gurbardhi, rrugën Muhaxhiri dhe disa rrugë të tjera të Milloshevës, ku situata mbetet e njëjtë.