Koronavirusi në Kosovë: 3932 raste aktive, 381 të vdekur dhe mbi 450 pacientë të hospitalizuar

Të premten

 në Kosovë janë regjistruar edhe 142 raste pozitive me koronavirus.

Të premten në Kosovë janë regjistruar edhe 142 raste pozitive me koronavirus.

Me 142 rastet e reja, numri i përgjithshëm i rasteve pozitive në Kosovë ka shkuar në 11130 nga gjithsej 43,093 persona të testuar, shkruan www.gazetastop.com.

Brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 8 raste të vdekjes duke e dërguar numrin e të vdekurve kështu me 381 raste.

Me 201 të shëruar gjatë ditës së fundit, numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 6817 raste.

Së këndejmi në Kosovë aktualisht janë edhe 3932 raste aktive.

Sipas raportit të djeshëm të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, rreth 450 persona janë të shtrirë në Klinikat e QKUK-së dhe Spitalet Rajonale.

Prej tyre rreth 40 persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mbi 130 raste nga numri i përgjithshëm i të hospitalizuarve janë në oksigjenoterapi.