Kosnett takon Kurtin: Amerika mbetet e përkushtuar ta mbështesë qeverinë e re

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett është takuar gjatë ditës së sotme me kryetarin e VV-së, Albin Kurti.

Kosnett ka thënë se mbesin të angazhuar për të ndihmuar qeverinë e re për të qenë të suksesshëm.

“Sot u takuam me Albin Kurtin dhe ekipin e tij, si pjesë e një serie të diskutimeve mbi prioritetet e përbashkëta ShBA-Kosovë. Ne mbesim të angazhuar për të ndihmuar qeverinë e ardhshme për të qenë të suksesshëm dhe për të siguruar vendin e saj si një partner i barabartë në Evropë dhe brenda komunitetit ndërkombëtar. Diskutimet e sotme u fokusuan në investimet dhe shpërndarjen e energjisë, përfshirë edhe opsionet e ripërtrirjes dhe qëndrueshmërisë që do të nxis rritjen ekonomike të Kosovës në të ardhmen”, ka thënë Kosnett.

Kreu i VV-së, Albin Kurti bashkë me presidenten në detyrë, Vjosa Osmani janë duke vazhduar konsultimet me partitë politike për formimin e institucioneve të reja.