Sunny Hill Festival

Krasniqi: Kurti e ka më të lehtë ta sakrifikojë Haxhiun sesa të dalë e të matet vetë, e di që nuk i ka numrat

Kryetar i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se VV-ja “në mungesë të shumicës parlamentare është duke dhunuar jo vetëm këtë institucion, por edhe vetë shtetin”.

Krasniqi ka thënë se po duket që, për kreun e LVV-së, Kurti, “Haxhiu është më e rëndësishme se qytetarët që kanë votuar në zgjedhje dhe kanë dhënë verdiktin e tyre”.

“Në mungesë të besimit, në mungesë të numrave, në mungesë të shumicës për t’u bërë vetë kryeministër, ai po luan me Albulena Haxhiun…”, është shprehur Krasniqi.

Kurti, sipas tij, “e ka më të lehtë ta sakrifikojë atë sesa që të matet vetë. Secili e din që ai nuk i ka numrat”.

Krasniqi ka thënë se LVV-ja “nuk mund ta mbajë peng me zor shtetin. Nëse vërtet dëshiron të kemi rrugëdalje, e ftoj ta ndryshojë kandidaten”.