Kryeinfermierja e Pulmologjisë infektohet me koronavirus

Kryeinfermierja e Klinikës së Pulmologjisë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, Arta Sejdiu, ka rezultuar pozitive për koronavirus.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë nuk ka simptoma të rënda dhe nëse gjendja i përkeqësohet nuk do të del derisa të shkojë ambulanca.

“Të nderuar miq e familjar! Une sot rezultova pozitiv ne testin Covid! S’jam pa shenja, por nuk jam edhe me shenja te renda. Shpresoj t’ia dale lehte! Une do te respektoj te gjithe, do te izolohem, e edhe nese perkeqesohem, nuk do te dal derisa te vije autoambulanca te me marre! Andaj, duke ju ruajtur juve, do t’a ruaj edhe veten! Ju kisha lute te keni konsiderate ndaj gjendjes sime, telefonatat po me shqetesojne!”.

Klinika e Pulmologjisë është njëra prej klinikave që po trajton një numër të madh të pacientëve me COVID-19.